Administratori i tre pallateve në komunën e Parisit, ka nisur punën për termoizolimin e godinave, të rrënuar nder vite.
Adem Cenmurati, administrator pallati, tha ?pas kërkesës së pjesës më të madhe të banorëve të pallatit, kemi aplikuar në Bashkinë e Tiranës për të bërë termoizolimin e pallatit. Komisioni i ngritur në Bashkinë e Tiranës na ka shpallur fitues për tre projektet e para.?
Banoret kanë paguar vetëm 50% të vlerës reale të investimit që po behet në banesat e tyre. Pjesa tjetër financohet nga bashkia. Mjafton një administrator i liçensuar dhe aplikimi për fondet e komunitetit.
Që prej çeljes së këtij fondi në bashkinë e Tiranës janë paraqitur disa projekte, 6 prej të cilave kanë marrë dakordësinë dhe po zbatohen.
Rikonstruksioni i tarracave, krijimi i vend parkimeve, lulishteve, këndeve të lodrave janë gjithashtu projekte që mund të financohen.
Aplikimet janë të hapura në çdo kohe, ndërsa përgjigja për projektet jepet brenda 30 ditëve./Tv Klan