Ora News – MasterChef Litauskzi Zsolt sjell recetat e famshme të Budapestit

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada hungareze organizoi një pritje me autoritetet më të larta të vendit në 61 vjetorin e revolucionit. Për ta bërë sa më tradicionale mbrëmjen, diplomatët e Budapestit prezantuan gatime tradicionale siç është ajo e Mangaricës; mishit të derrit.
Litauskzi Zsolt është një ndër kuzhinierët më të njohur në Hungari, dhe specialiteti i tij është Mangarica.
Mangarica është mishi derrit, që për hungarezët është pjesë e traditës së tyre kulinare.
Në fermat e Budapestit dhe qytetet e tjera hungareze, fermerët dhe politikat qeveritare po bëjnë gjithçka është e mundur për të mbajtur gjallë Mangalicën, i cili duket se është drejt zhdukjes.
Recetat e Mangalicës kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe shefave të kuzhinës në të gjithë botës. Edhe përse i yndyshëm, master shefi Zsolt thotë se është mjaft i shëndetshëm.
?Kam gatuar 5 pjata të përbëra nga Mangalica. Mangalica është mish derri që për ne hungarezët është i çmuar dhe tejet i shijshëm. Në 25 vitet e fundit Mangalica po zhduket dhe çdo vit fermerët kanë më pak. Gjithësesi ne po bëjmë gjithçka për ta mbajtur gjallë traditën tonë.Ky është një libër me recetat e shefave të kuzhinës në Hungari që kanë përgatitur Mangalica?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/masterchef-litauskzi-zsolt-sjell-recetat-e-famshme-te-budapestit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS