Report TV - Kërkesa e Prokurorisë, Alibeaj në Kuvend:Tahiri të arrestohet

Report TV 2018-05-04

Views 0

E ndërsa Saimir Tahiri deklaroi se mirëpret cdo vendim nga Kuvendi, deputeti i PD Alibeaj kërkoi miratimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Sipas deputetit të PD, Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka ndihmuar Habilajt.
?Kuvendi u vendos në lëvizje nga Krimet e Rënda, e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Prokuroria në 17 tetor ka regjistruar procedimin në ngarkim të Tahirit për trafik droge. U dëgjuan prokurorët, deputeti dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij.

Pas shqyrtimit të akteve në lidhje edhe me procedurën penale 5 deputetë, Cupi, Halimi, Strazimiri, Alibeaj dhe Naço kërkojnë miratimin e prokurorisë. Pas arrestimit të Moisi Habilajt në bashkëpunim me persona që ushtrojnë funksione publike në Shqipëri ka trafikuar lëndë narkotike në Itali.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS