Nga një aksion të policisë së Shkodrës në bashkëpunim me policinë e Lezhës, si dhe të mbështetur nga FNSH, kanë asgjësuar 473 bimë kanabis në njësinë administrative Zejmen.
Policia bën me dije se janë arrestuar Fatmir Nikolli 32 vjeç dhe Prekë Gjergji 26 vjeç, kultivues të bimëve narkotike. Gjithashtu në kontrollin e ushtruar pranë parcelës ku po kultivohej kanabis, është gjetur edhe një sasi prej 50 kilogramësh lëndë narkotike e ndarë ne dy thasë si dhe një armë zjarri automatike.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?, ?Prodhim dhe shitja e narkotikëve?, si dhe ?Kultivim i bimëve narkotike?.