Një banesë në fshatin Rrile të Lezhës është përfshirë nga zjarri rreth orës 11:15, ku mësohet se prej flakëve ka humbur jetën një i moshuar.
Mësohet se i moshuari që ka humbur jetën është Gjet Deda, 85 vjeç dhe se flakët janë shuar nga fqinjët e tij. Shërbimet e zjarrfikëses dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.
Sipas hetimeve të deritanishme, zjarri ka nisur pasi 85- vjeçari i kishte rënë cigarja në dyshek, i cili ka marrë flak shumë shpejtë, ku për shkak të moshës së thyer i moshuari nuk ka mundur të largohej.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Gjet Deda ka qenë vetëm në banesë.