Ora News - Shkodër, sekuestrohen 50 kg drogë, 2 të arrestuar

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me policinë e Pukës dhe të mbështetur nga FNSH, në fshatin Gjegjan janë konstatuar si kultivues të 473 bimëve narkotike të dyshuara kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Policia bën me dije se të rinjtë e arrestuar janë, Fatmir Nikolli, 32 vjeç dhe Preng Gjergji, 26 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në parcelën ku kultivoheshin bimët narkotike, është gjetur edhe një sasi prej 50 kg, e cila ishte e ndarë në dy thasë si edhe një armë zjarri automatik.
Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuzat ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? si dhe ?Kultivimi i bimëve narkotike?.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Pukë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-sekuestrohen-50-kg-droge-2-te-arrestuar/

Share This Video


Download

  
Report form