Ora News – Rama sulmon gazetarët: Jeni për të qarë hallin, flisni përçart

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vendimit për të rrëzuar kërkesën e prokurorisë dhe mos lejuar arrestimin e Saimir Tahirit, kryeministri Edi Rama, në oborrin e Kuvendit ka sulmuar ashpër gazetarët. Ata kanë tentuar ti bëjnë disa pyetje direkt Kryeministrit, por Rama u është kthyer atyre me sulme të pa precedenta.
Pas rrëzimit të kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit, duket se kryeministri Edi Rama për të hequr vëmendjen nga kjo, doli para mediave dhe sulmoi ashpër gazetarët.
Përgjigjet i kishte të menduara edhe pse pyetjet nuk i dëgjoi, ndërsa tha se media nuk e ka kuptuar se mazhoranca nuk mbron Tahirin por drejtësinë dhe Kushtetutën.
Sipas Kryeministrit, gazetarët nuk e kanë marrë vesh që imuniteti ka rënë prej kohësh, edhe pse ish-Ministri i tij nuk u arrestua pikërisht prej imunitetit.
Pyetjes, nëqoftëse është i gatshëm të votojë një nisëm që e zhvesh deputetin nga çdo imunitet, Kryeministri i përgjigjet kështu.
Rama: Unë jam këtu për tu marrë me ju, ekzaktësisht me ju. E dëgjoni pyetjen? A jeni dakord për heqjen e imunitetit? Domethënë fol fol se nuk përçon gjë! Pyetja ?a jeni dakord ti hiqet imuniteti? është një pyetje idiote.
Në kushtet kur siç vetë Kryeministri pranoi që kishte dalë për t?iu përgjgiur pyetjeve siç ai donte, media e ndërpreu deklaratën e Kryeministrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-sulmon-gazetaret-as-lexoni-dhe-as-degjoni-flisni-percar/

Share This Video


Download

  
Report form