Fondi i transfertës për organet e pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë do të jetë vitin e ardhshëm 7 për qind më i lartë se këtë vit. Kjo del nga shifrat e Projektbuxhetit 2018, që kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, pasi kanë marrë miratimin në qeveri. Fjala është për fonde që bashkitë mund t?i përdorin sipas nevojës, por edhe për ato që mund të përdoren vetëm në përputhje me kushte të caktuara dhe që nuk mund të transferohen nga pushteti vendor nga një sektor në një tjetër.