Sanksionet kundër Rusisë janë kthyer në ?mollë sherri? në Uashington. Republikanë në zë të Senatit Amerikan u zotuan të zbulojnë arsyet përse Shtëpia e Bardhë po e vonon zbatimin e masave të reja kundër Moskës në një kohë kur administratës Trump i ka skaduar me disa javë afati i vendosur nga Kongresi për të identifikuar zyrtarët e lartë rusë të përfshirë në ndërhyrjet kibernetike me sfond politik.