Report TV - Tërmeti i Cërrikut në 2014 familjet ende pa dëmshpërblim

Report TV 2018-05-04

Views 0

Pasojat e tërmetit të qershorit 2014 ende janë evidente në zonën e Cërrikut. 13 shtëpi janë akoma të dëmtuara që në themele, muret e dhomave janë çarë dhe shtëpitë janë bërë të pabanueshme. 2 vite më parë qeveria shqiptare akordoi fondet e nevojshme për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga tërmeti, por familjet e prekura hedhin akuza për shpërdorim fondesh. Ata shkojnë më tej me deklaratën e tyre, duke theksuar se jo të gjithë u dëmshpërblyen dhe në lista vendosen familje të cilat nuk ishin prekur nga tërmeti. Bëhet fjalë për disa familje në zonën e Dumres ashtu edhe në 13 familjet e komunitetit egjiptian që jetojnë në lagjen fermë në Cërrik dhe në fshatrat Malasej e Shtërmen.
?Kur ra ai tërmeti në 2014 i çavi ato ashtu dhe neve tashi ose do rregullojmë do i zëjmë e gëlqere me gjonë, e zura pak një vijë e cila është hapur nga themeli deri lart. Të ardhura s?kemi që ti rregullojmë, lek s?kemi gjë s?kemi. Jo as shpërblim asnjë gjë, as të ardhura asnjë gjë dhe i lutem shtetit që të na ndihmojë. Unë skam të ardhura, burrin e kam pa punë, djalin pa punë ,vetë pa punë?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS