Report TV - Dibër, zbulohet 6 vjedhje, bllokohen kanabis, makina dhe armë zjarri

Report TV 2018-05-04

Views 0

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbardhen 6 vjedhje, si dhe është goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Për këto ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, armë zjarri, automjete, motorçikleta, lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.

Më konkretisht: Policia e Dibrës ka marrë informacion në rrugë policore për një konflikt të ndodhur në orët e mbasdites midis dy personave në fshatin Shumbat, njësia Sllovë, konflikt i cili po përshkallëzohej në orët e mbrëmjes, ku njëra palë në konflikt kishte një armë zjarri automatik kallashnikov me vete.

Share This Video


Download

  
Report form