"Nëse është i pafajshëm njerëzit duhet ta dinë këtë, nëse është fajtor ai duhet të përballet me drejtësinë."
Ky është komenti i parë që ambasadori amerikan, Donald Lu bën për hetimet ndaj Saimir Tahirit. A është fajtor apo i pafajshëm ish ?ministri i Brendshëm, diplomati nuk merr përsipër ta thotë. Por shprehet askush nuk është mbi ligjin dhe se të drejtën për të ditur të vërtetën në këtë histori e kane qytetaret dhe jo partitë politike.
?Nuk do të ishte e përshtatshme për mua te them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por është jashtezakonisht e rëndesishme që ju si drejtues të shoqërisë civile,ju si të rinj, ju si qytetar të Shqipërisë zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike, u përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet te jetë mbi ligjin. Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurore por jeni njerëz që votoni, ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësi e juaja të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje.?
Ambasadori u tregua me i drejtpërdrejtë kur tha se ne Shqipëri për shumë kohë janë dënuar njerëz për motive politike dhe ne 27 vjet demokraci, politikane nga i gjithë spektri, i kane shpëtuar vazhdimisht drejtësisë, edhe pse kanë kryer krime të renda.
?Ajo që dini është se në komunizëm Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshëm ne Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bardhë. Në 27 vitet e fundit ky vend është përballur me problemin tjetër, me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime te tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë pa pushim.?
Ambasadori shfrytëzoi një aktivitet të këshillit rinor të ambasadës për të komentuar këto zhvillime. Komentet e tij vijnë pak ore pas deklaratës se zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hojt Brajën Ji, i cili tha se shtetet e bashkuara mbështesin prokurorinë dhe gjykatat në hetimet në nivele të larta dhe qeverinë që jep shembullin se e lufton korrupsionin.
Menjëherë pas deklaratave të Donald Lu-së, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan: ?Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre.?/Tv Klan