http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mesnatën e të premtes përfundon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Maqedoni.
E shtuna do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën qytetarët do të votojnë për krerët e 35 komunave që dolën në balotazh.
Gara pritet të jetë e ashpër sidomos në komunat me shumicë shqiptare. Në Tetovë, Saraj, Çair, Tearcë dhe Zhelinë, BDI-ja do të përballet me Lëvizjen Besa.
Ndërsa në Strugë, Gostivar e Dibër, partia e Ali Ahmetit do të sfidohet nga Aleancëa për Shqiptarët e Zijadin Selës. Votimi do të nisë në orën 7 dhe do të përfundojë në orën 19.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor, nga ku u zgjodhën kreu I kryeqytetit Shkup si dhe drejtuesit e 45 komunave.