Akademiku Artan Fuga, në një prononcim për median në Shkodër, ka komentuar fyerjet e kryeministrit Edi Rama ndaj medias dhe gazetarëve. Fuga ka thënë se: Politika në vend të ngjarjes, së inkriminimit ose jo të ish- ministritë të Brendshëm, politika krijoj një ngjarje tjetër, një zhvendosje të vëmendjes duke krijuar debat me gazetarët.
Kryeministri e ka harxhuar kohën e tij pa rendiment, media nuk është për tu sharë. Media nuk është për tu kritikuar, kryeministri pasqyron një gjendje të medias konvencionale. Te publiku masiv, besueshmëria në media është relativisht i ulët, gazetarët e terrenit nuk janë aq të vlerësuar. Ka ardhur një momenti i ri në marrëdhëniet midis medias dhe politikës, politika duke komunikuar me webet ka anashkaluar median. Kështu dhe media duhet të dijë të transformohet, audienca ka nevojë që ndërmjet audiencës dhe politikës të jetë gazetari.
Gazetari di të bëj pyetje, qytetari është i dorëzuar përball politikanëve. Audienca nuk ka nevojë për komunikim të drejtëpërdrejtë me politikën. Televizionet ndodhen në moment të vështirë, për shkak të rënies së reklamave, konkurrencës së audiencës me televizione, por edhe nga Web-i. Gazetari ndodhet, ndodhet nën presion, nga të gjithë faktorët që ekzistojnë.