"Hotelet me 4 dhe 5 yje do të përjashtohen edhe nga pagesa e taksës së pasurisë". Këtë detaj të ri për paketën e nxitjes së investimeve në turizëm kreu i financave Arben Ahmetaj zgjodhi ta zbulojë në qytetin e Durrësit.
Vitin e ardhshëm bashkitë do të marrin 30 milion dollarë më shumë nga buxheti, ndërsa të ardhurat që do të gjenerohen nga taksa e pronës do të shkojnë po ashtu në buxhetin e vendorëve.
Në 2018-ën qeveria do të nisë ndërtimin e hekurudhës Tiranë ? Rinas Durrës, ndërsa do të japë një buxhet prej afro 80 milion dollarë për të rregulluar furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Durrësit.
Tv Klan