Report TV - Veteranët zhvillojnë mbledhjen e 11 pa udhëheqësit e diktaturës

Report TV 2018-05-08

Views 1

Anëtarët e Organizatës së veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare në punimet e konferencës së 11-të, nuk e konsiderojnë vetën e tyre organizatë politike, por historike.

Por megjithëse kanë kaluar 73 vjet nga lufta nacionalçlirimtare ata vijojnë të jenë mbështetës e nostalgjikë për diktaturën dhe Enver Hoxhën.

Megjithatë organizata e veteranëve është e braktisur nga vet ish udhëheqësit e diktaturës komuniste. Nexhmije Hoxha apo Vito Kapo që kanë qenë partizane nuk vijnë kurrë në konferencë.

?Më vjen keq që në këtë kuvend të madh burrat më të mëdhenj e të zgjedhur që kanë qenë në luftë mungojnë?, tha Rexhep Shpati.

I vetmi përfaqësues i ish byrosë politike të diktaturës është kryetari i Komitetit drejtues të veteranëve, Rustem Peçi, i biri Shefqet Peçit.

?Ishte kjo luftë e cila nënë udhëheqjen e Partisë Komuniste dhe Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxhës, krijoi frontin Antifashist Nacional Çlirimtarë dhe ngriti popullin shqiptarë në luftë pa dallim feje krahine ideje për çlirimin e vendit?, tha Rustem Peçi

Të dy drejtuesit e komitetit të veteranëve Peçi dhe Odise Porodini sekretar, nuk pranojnë se gjatë luftës partizane janë bërë krime.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS