I ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan, Kryeministri Edi Rama foli për sulmin që u bëri gazetarëve dy ditë më parë në lidhje me çështjen ?Tahiri?.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Arjan Çani përse mediat nuk e bojkotuan pas ofendimeve ndaj gazetarëve, Kryeministri tha se është ushqimi për mediat.
?Si të më bojkotojnë? Të bëjnë grevë urie thua ti? Po unë jam ushqimi. Do rrinë pa ngrënë? Kur të duroj ty ata s?i kam problem fare mo Çani?, tha Rama.
Çani i kërkoi Kryeministrit nëse do ta pranojë që bëri gabim duke u folur ashpër gazetarëve të terrenit, ndërsa Rama tha se nuk ka arsye dhe shtoi se gazetarët punën duhet ta bëjnë më mirë.
?Dikur bëja një gabim. Kur më pyeste ndonjëri po ca ke.. e jam i lodhur gjithë kjo punë u thoja? Këtë punë ta ka dhënë njeri me zor? Bë punë tjetër. Isha i motivuar. Kur dola për ata (gazetarët), dola fiks për ata?, u shpreh Kryeministri.