Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndahet nga jeta gazetarja dhe moderatorja e njohur Adelajda Xhamani.
Lajmi për vdekjen e 31-vjeçares bëhet i ditur nga burime spitalore dhe të policisë së Tiranës.
Adelajda Xhamani, ish-banore e Big Brother, është gjetur pajetë në banesën e saj në Tiranë. Xhamani është gjetur e vdekur nga një shoqe e saj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar. Policia është njoftuar për vdekjen e Adelajda Xhamanit nga urgjenca e QSUT në Tiranë.
Gazetarja është paraqitur në urgjencë pa shenja jete. Aktualisht trupi i saj ndodhet në morg.
Specialistët e mjekësisë ligjore po kryejnë ekzaminimet paraprake për shkakun e vdekjes, ndërsa dyshimet e para janë për atak kardiak.
Pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ndahet-nga-jeta-gazetarja-dhe-moderatorja-e-njohur/