http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spitali Universitar i Traumës i cili pret dhe trajton rastet e renda nga i gjithë vendi, me te fund është pajisur me infrastrukturën e duhur bashkëkohore. Pas investimeve te nisura dy vjet me pare, sot spitali ka 11 salla operatore dhe pajisje te reja mjekësore. Kryeministri Edi Rama, Minstria e Shëndetësisë dhe ekipi i mjekeve vlerësuan ndryshimet bëra ne spital.
Kryeministri deklaroi se ky investim e ka kthyer politraumen nga një spital lufte ne një institucion të gatshëm për tu certifikuar nga Bashkimi Europian
Me investimet e kryera, reanimacioni dhe urgjenca e politraumës është rikonstruktuar dhe është pajisur me instrumente te reja mjekësore, laboratorët dhe imazheria kane pajisje te teknologjisë së fundit.
Edhe shërbimi unikal i palestrës së repartit te fizioterapisë është pajisur me te gjitha mjetet e riaftësimit.