Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi për herë të parë dorëheqjen e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha u shpreh se kreu i SHISH pati presione pas raporteve për implikimin e punonjësve të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës.
"Kam konstatuar presione ndaj kreut të SHISH. Por një gjë është e sigurt se, një SHISH që harton raporte për përfshirjen e policëve në trafikun e drogës, është halë në sytë e narkoshtetit dhe të Edi Ramës. Kjo do të thotë se narkoshteti po përdor gjithçka për të mbyllur aferën e Tahiri por e kundërta do të ndodhë. Tahiri nuk do t?i shpëtojë drejtësisë. Bota perëndimore nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet në narkoshtet, në shtet të dështuar dhe të sunduar nga bandat. Kjo çështje nuk do mbyllet por të tjera do hapen në vijim", u shpreh Basha.