Siljan Dani është një vogëlush nga qyteti i Beratit, i cili nuk i gëzohet nisjes së klasës së parë si gjithë bashkëmoshatarët e tij. Shkak këtë është bërë një sëmundje që ka nisur ti shfaqet që kur ishte ende foshnjë, ndërkohë që hemagioma që ka në fytyrë bën që më shumë vite ti kalojë në dyert e spitaleve se sa në shtëpi.
Çdo dy muaj vogëlushi duhet të kryejë një mjekim në spital, i cili kushton një mijë euro, pasi sëmundja e hemagiomës në rast mos kurimi i bllokon frymëmarrjen dhe nuk e lë të ushqehet. Por problemi më i madh mbetet mundësi për trajtimin mjekësor të tij pasi i ati i tij, si marangoz nuk arrin të sigurojë të ardhura e mjaftueshme.
Vogëlushi që ka dukshëm në faqe etjen që detyron të qëndrojë gjithë kohën brenda mureve të shtëpisë, pasi nuk mund të përballojë dot mos qenien i barabartë me fëmijët e tjerë. Edhe gjatë intervistës që u zhvillua me të atin, vogëlushi fshihej pas shpinë së babait. I vetmi argëtim për 7 vjeçarin mbetet vetëm televizori, pasi ai ndihet i veçuar nga pjesa tjetër e shokëve të tij.