Gjendet i vdekur një 57 vjeçar në lumin Osum, dyshohet vetëmbytje

Ora News Emisione 2018-05-08

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 57 vjeçar është gjetur i vdekur në lumin Osum ditën e sotme, në afërsi të lagjes Mangalem pranë urës së Goricës.
Viktima është identifikuar si Nuri Ajazi, 57 vjeç nga fshati Molisht, në Berat.
Trupin e viktimës e ka sjellë rryma e ujit deri në afërsi pranë Urës së Goricës, ku është parë nga qytetarët kalimtarë.
Menjëherë banorët e zonës që kanë parë trupin e pajetë kanë njoftuar policinë e Beratit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, ku së bashku me ta kanë ardhur edhe punojësit e PMNZSH-së dhe eksperti mjeko ligjor, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.
57 vjeçari dyshohet të jetë vetëmbytur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-50-vjecar-eshte-gjetur-i-vdekur-ne-lumin-osum-diten-e-sotme/

Share This Video


Download

  
Report form