Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asambleja e Akademisë së Shkencave u mblodh urgjentisht pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për prerjen e financimeve në një kohë që kreu i qeverisë e cilësoi atë si institucion sovjektik.
Pas mbledhjes ku do të konkludohet me një raport për autoritetet qeveritare, kryetari i zgjedhur Gudar Beqiraj tha se të gjithë anëtarët janë dakord për reformim por kjo nuk mund të bëhet duke hequr buxhetin vjetor.
Beqiraj: Unë e thashë që nuk do ndodhë kjo, me siguri nëse nënkuptohet ajo që thotë kryeministri që duhet të reformohet Akademia. Reformimi i Akademisë nuk mund të bëhet pa para.
Në mbledhjen e Asamblesë u diskutua dhe një propozim i ardhur për bashkimin e Akademisë me institute të tjera siç është ai i Albanologjisë, Historisë dhe Letërsisë.
Në këtë pikë, Profesor Doktor Artan Fuga nuk pajtohet edhe pse e ka mbrojtur fuqimisht reformën.
Nëse ndërmerret ky hap, ai deklaron se do të shkëpusë marrëdhënien me Akademinë e Shkencave.
Fuga: Nëse Akademia e Shkencave hyn në këtë rrugë, në rrugën e dominimit të instituteve unë po ju them publikisht që, që në atë çast do jap dorëheqjen si anëtar i Akademisë së Shkencave.
Një tjetër anëtar i Akademisë së Shkencave, Apollon Baçe, është dhe më i ashpër në krahasimin që i bën diskutimit të krijuar në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akademiket-kerkojne-takim-me-ramen-per-reformimin-e-akademise/