Ora News – Arrestohet polici i Durrësit, pjesë e grupit të shitjes së drogës

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një  punonjës i patrullës së komisariatit të Policisë së Durrësit është arrestuar sot nga SHÇBA.

Fatmir Meço dyshohet se është pjesë e një grupi që merrej me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

"Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike" informon policia e Durrësit.

Pjesë e dyshuar e këtij grupi dhe që ka rënë në pranga është Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona, A.M.,  24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e ??Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve??

Arrestimi i punonjësit të policisë Meço u bë pas një hetimi disa mujor.

"Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-polici-i-durresit-pjese-e-grupit-te-shitjes-se-droges/

Share This Video


Download

  
Report form