Projekti - Zvicra jep 2.2 milion franga për menaxhimin e mbetjeve në Berat

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zvicra do të financojë një grant prej 2.2 milion frangash me synim përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit.
Në mjediset e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u firmos marrëveshja që synon përmirësimin e situatës. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Damian Gjiknuri, ambasadori Christoph Graf dhe përfaqësues të katër prej bashkive të këtij Qarku, respektivisht Petrit Sinaj nga Bashkia Berat, Selfo Kapllani nga Bashkia Kuçovë, Juliana Memaj për Bashkinë Ura Vajgurore dhe Nesim Spahiu për Bashkinë e Skraparit.
?Shqipëria përballet me një problem të madh kur vjen çështja tek trajtimi i mbetjeve. Dua ta bëj të qartë se ky projekt ndihmon për krijimin e një shembulli konkret se si mund të menaxhohen mbetjet në Shqipëri. Projekti do të ketë një fokus rajonal shumë specifik, por nëse do të kryhet me sukses mund të zbatohet edhe në rajone të tjera?, u shpreh ambasadori Christoph Graf.
Ministri Gjiknuri falënderoi qeverinë zvicerane për ndihmën që jep në trajtimin e një çështjeje problematike si mbetjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zvicra-jep-2-2-milion-franga-per-menaxhimin-e-mbetjeve-ne-berat/

Share This Video


Download

  
Report form