http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e bëri të qartë se Bashkimi Evropian nuk njeh marrëveshje të re për demarkacionin, ndërsa ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi që të mos e quajë mashtruese BE-në, për një marrëveshje të cilën e ka nënshkruar vetë.
?Do të doja t?i bëja thirrje secilit tani në Kuvendin e Kosovës që të ecë përpara dhe ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi. E di që kryeministri i ri e ka emëruar një komision të ri, por topin e ka Kuvendi i Kosovës. Duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kjo derë mund të ju mbyllet. Duhet ta bëni tani sepse ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve që të lëvizin lirshëm?.
Nga ana tjetër, Raportuesi i ri i PE për Kosovën Igor Soltes, tha se do t?i japë rëndësi transparencës në shpenzimet e parave publike, për një sistem sa më të drejtë të financimit publik.
?Ne si BE jemi të obliguar që të kontrollojmë se ku shpenzohen paratë publike e posaçërisht paratë e dërguara nga BE-ja në Kosovë dhe kjo është një gjë e mirë edhe për institucionet e Kosovës që ta mbikëqyrim dhe zhvillojmë sistemin e auditimit.?
Soltes u beri apel të rinjve te Kosovës të qëndrojnë në vendin e tyre, por qeveria sipas tij, duhet të krijoje kushte më të mira per punësim.