Report TV - Kukës, luhatjet e energjisë djegin pajisjet elektroshtëpiake në lagjen 5

Report TV 2018-05-08

Views 1

Disa familje të 10 blloqeve të banimit e disa biznese janë dëmtuar nga djegia e pajisjeve elektroshtëpiake në lagjen 5 të qytetit të Kukësit.
Ramazan Duraku ,është një prej personave më të dëmtuar nga djegia e pajisjeve , i cili në mungesë të interesimit të punonjësve të elektrikut ka bërë edhe një padi në gjykatë duke kërkuar çdëmtimin e pajisjeve të djegura në shtëpitë e tyre.

Dëmtime në pajisjet eletrike kanë pësuar edhe biznese të ndryshme. Një nga dëmtuarit që ushtron aktivitetin në rrugën ?Dituria? thekson nuk funksionon asnjë pajisje.

Sipas banorëve, gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që intensiteti i energjisë elektrike është rritur në mënyrë të papritur të martën në mesnatë. Ata thonë se kanë shkuar në zyrat e OSHEE, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje në lidhje me këtë problem.

Share This Video


Download

  
Report form