Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme takim me elektoratin në Dibër.
Kryemadhi ka hedhur akuza kundër qeverisë për krimin, korrupsionin, qeverisjen e keqe, papunësinë dhe nivelin e ulët të ekonomisë.
Më tej ka thënë se nëse votoni LSI-në, vota juaj është një shpresë për të sjell ndryshimin e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë.
Fjala e plotë:
Votat për Lëvizja Socialiste për Integrim, janë vota shprese. Njerëzit besojnë dhe dëshirojnë që ne të jemi pjesë e BE-së.
Ekonomia është poralizuar, pagat nuk janë rritur, pensionet dhe pagat nuk janë rritur. Banka botërore sapo konfirmoj se nuk kemi bërë progres, por kemi zbritur shtatë vende më poshtë. Maqedonia është në vendin e 11, ne jemi në vendin e 65.