Ora News – Prefektët e rinj, Kryemadhi: Kryeministri Lolo teatër apo prova gjenerale

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e konsideroi si shou emërimin e 12 prefektëve të rinj nga kryeministri, duke theksuar se
Kryemadhi: Kryeministri Lolo apo Kryeministri i Lolos bëri fushatë nëpër gjithë Shqipërinë duke na përmendur tepsinë, timonin, tutat e sportit dhe atletet. Bëri fushatë në mënyrën më të hapur pa lexuar asnjë fjalë në program, pa dhënë asnjë projektim për të ardhmen dhe sot ne kemi një qeveri pa program. Kemi një qeveri që po shikojmë teatër se si emërohen apo çemërohen drejtorët apo prefektët dhe sigurisht që shikojmë dhe prova gjenerale apo teatrin e radhës nëpër televizione, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse kazani i oligarkëve, të cilët i përgatisin z. Rama apo kryeministrit Lolo të ardhmen e tij qeverisëse.
Gjatë një takimi në Dibër, zonja Kryemadhi theksoi se në këtë qark u ushtrua më shumë presion gjatë zgjedhjeve, ndërsa theksoi se vota e qytetarëve u këmbyen me parcelat e hashashit.
Kryemadhi: Qarku i Dibrës ishte një nga qarqet më të dhunshme dhe të deformimit të votës që ka pasur ndonjëherë. Edhe në qarqet e tjera por në Dibër kjo ka qenë më prezente. Zgjedhjet lokale ishin një shembull i shëmtuar që i hapi rrugën master-planit të vjedhjes së votës në mënyrën më të tmerrshme dhe përdorimit të parave të krimit. U këmbyen votat e qytetarëve me parcelat e hashashit që ruheshin nga kryepleqtë dhe u këmbyen paratë e qytetarëve me vendet e punës. Kryeministri lolo bëri fushatë në mënyrën më të hapur pa lexuar asnjë program dhe sot kemi një qeveri pa program. Është një rrugë e vështirë, por është një rrugë që do të bëjë të mundur ëndrrën shqiptare për të pasur një Shqipëri Evropiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-shqiperia-kolumbi-e-evropes/

Share This Video


Download

  
Report form