Akuzat e Berishës për blerjen e gjyqtarëve, Rama: Po e pranon që e shite detin

Report TV 2018-05-08

Views 0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë nga foltorja e Kuvendit lidhur me rrëzimin e marrëveshjes së detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese.
Kreu i qeverisë u përgjigj se Berisha po mbron marrëveshjen që i hiqte Shqipërisë një pjesë të territorit me firmë të ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha ndërsa i cilësoi absurde akuzat për korrupsion dhe blerjen e gjyqtarëve të kushtetueses në rrëzimin e kësaj marrëveshje. Sipas Ramës, Berisha i qëndron ende asaj marrëveshje dhe gjithçka është hartuar dhe punuar me bekimin e tij e të fimosur nga Basha, në atë kohë ministër i Jashtëm
"Ju të PD vini këtu dhe të deklaroni të njëjtën gjë që deklaron një pjesë e politikës atje se, marrëveshja e bërë, e shpallur antikushtetuese 9:0 nga Gjykata Kushtetuese na qenka korrupsion dhe se ju i qëndroni asaj marrëveshje, zotin e shqiptarët paçi në qafë. Ai (Berisha) saapo bëri një autodeklarim që i qendron Marrëveshjes së Detit. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me 0 Marrëveshjen e Detit, duke mbrojtur interesin kombëtar. Ti atë marrëveshje e ke dashur, e ke bërë përmes dorës tënde në Ministrinë e Jashtme që sot e ke kryetar partie të komanduar.

Share This Video


Download

  
Report form