Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çështja e Himarës, përplasi ashpër në akuza dhe debate kryeministrin Edi Rama me opozitën. Teksa e ka konsideruar çështjen kombëtare dhe letrën e opozitës greke për Komisionin Europian, si cënim i interesave kombëtare, Kryeministri e pyeti në vazhdimësi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, se çfarë është Himara për ta?
Rama: Hajde këtu tani, jepu përgjigje shqiptarëve si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar BE për gjija shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Himarë?
Kryeministrit, Lulzim Basha, iu përgjigj po me pyetje, ndërsa tha se integrimin po e pengon lidhja e qeverisë me krimin.
Basha: Pse e mbushe këtë parlament me të dënuar nga gjithë Europa për trafikun e drogës, pse i bërë kryetarë bashkish, ç?punë ka kryebashkiaku yt në komisariatin e policisë kur arrestohet Durim Keçi?Nuk ka asnjë arsye tjetër për moshapjen e negociatave përveç faktit se vendi sundohet nga krimi, qqë qeveria jote është e zhytur në krim dhe është e kapur nga krimi.
Debati vazhdoi më tej, ndërsa kryeministri tha se Basha në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm, do mbetet në histori si shitësi i sovranitetit të vendit, duke përmendur marrëveshjen për kufirin detar.
Rama: Një njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territori të Republikës së Shqipërisë.
Për kufirin detar, kryeministrit tentoi ti përgjigjej ish- kryeministri Sali Berisha, por fjala e tij u ndërpre nga kryeparlamentari Ruçi. Debati u fokusua vetëm në akuza të ndërsjellta mes tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherri-per-himaren-rikthen-debatin-per-paktin-detar-ne-kuvend/