Prishja e ndërtimeve në Himarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmjen e së enjtes përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë përfaqësues të partisë Agimi i Artë si dhe disa minoritarë nga Unioni i Himarjotëve të Athinës kanë kryer një tubim kundër prishjes së ndërtimeve në Himarë. Përfaqësues të Agimit të Artë kanë kënduar himnin e Greqisë dhe njëzëri thërrisnin ?Ushtria greke në Vorioepir?, ?Vorioepiri është grek?.



Të ashpër në deklaratat e tyre deputetë të Agimit të Artë kërkojnë ndalimin e dhënieve të lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe goditjen e Shqipërisë me avionë luftarakë Mirazh.




Bashkimi Europian duhet ta mendojë mire integrimin e Shqipërisë në BE. Ne si eurodeputet i kemi kërkuar Komisionit të ndalojë menjëherë bisedimet me Shqipërinë. Është një çështje urgjente dhe presim përgjigje. Vorioepiri është Atdheu i grekeve dhe duhet të mbetet grek, ? tha Lambros Fundulis, deputet i ?Agimit të Artë?.



?Qeveria greke duhet t i japë një përgjigje dinamike shkatërrimeve të shtëpive të vëllezërve tanë himarjotë. Duhet të mbrojnë helenizimin e Himarës. Përgjigje dinamike do të thotë të ndërpriten lejen e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ministria e mbrojtjes, ushtria greke, aviacioni grek të dërgojë avionë Mirazh mbi qiellin e Himarës, si një përgjigje për veprimet e qeverisë Rama.? , ? Deklaroi Kristos Papas, deputet i ?Agimit të Artë?.



Ndërkohë Kryetari i Unionit të Himarjotëve të Athinës ka deklaruar se kërkojnë kthimin e pasurive pronarëve të ligjshëm dhe përfituesve të trashëguar. nga Llogoraja në Nivicë:



?Ne po tregojmë indinjatën tonë, në kushtet e spastrimit etnik, të paligjshmërisë dhe të shkeljes së çdo koncepti të ligjit, me metodat grabitqare që shteti shqiptar aplikon në Himarë. Minoriteti grek në Himarë detyrohet të emigrojë, pasi nuk ka mënyrë tjetër si të mbijetojë. Avokati i Popullit në Shqipëri ka deklaruar se shtëpitë nuk duhet të prishen? , ? pohoi Spiro Kutula, Kryetar i Unionit të Himarjotëve të Athinës.

Share This Video


Download

  
Report form