Qeveria parashikon rritjen e pagave për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë vitin e ardhshëm. Lajmi u dha nga kreu i Financave, Arben Ahmetaj, teksa u pyet në Komisionin e Ekonomisë nga deputeti i LSI-së Edmond Haxhinasto nëse kjo rritje do të tejkalojë vlerën e inflacionit.
Partia Demokratike braktisi sërish diskutimet për buxhetin 2018, duke kërkuar që socialistët të reflektojnë ndaj Sajmir Tahirit dhe të mos e mbrojnë më. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace u përgjigj se prokuroria është e lirë për cdo hetim të mundshëm.
Ndryshe nga PS, LSI qëndroi në komision dhe vijoi opozitën brenda sallës për buxhetin dhe çështje të tjera. Përparim Spahiu përmendi këtë shkresë të Petrit Vasilit, të muajit prill mbi rriskun financiar nga gjyqet në Arbitrazh.