"Lufta" me qumështin/ Qeveria ndalon shitjen në rrugë. Fshatarët: Duam tregje

RTV KLAN 2018-05-08

Views 4

Arjana Ajazi vjen nga rrethinat e Fushë-Krujës një herë në dy ditë për të shitur qumësht në Tiranë. Por si çdo herë tjetër, përballet me Policinë Bashkiake, e cila nuk lejon tregtinë në trotuaret e rrugëve të qytetit.

Me lot në sy, Arjana thotë se këtë formë tregtimi e përdor sepse nuk alternativë tjetër.

?Përditë atë punë bëjnë 20 herë herë në ditë, s?ka baxho, prandaj vijmë nga halli. Vetëm hashashi shitet këtu, asgjë tjetër, nuk të lënë me shit qumësht. Kam 5 kalamaj, shpia mu djeg, kam marre kredi në bankë që e kam riparu. Kjo është e ardhmja ime. S?ka baxho...vjen një makine i merr por s?japin lekë.?

Pak ditë më parë Ministri i Bujqësisë deklaroi se do të ndërmarrë një aksion në kontrollin e të gjithë sektorit të qumështit, që parashikon edhe ndalimin e këtij lloj tregtimi me bidonë, në të gjithë vendin, pasi qumështi është i pakontrolluar.

Arjana thotë se kontrolli nuk e tremb por duhet zgjidhje për të gjetur treg shitje

?Me rregull i kemi lopët, të vijnë t?i kontrollojnë.?

Tregtia me të tillë bidonë, është një nga mënyrat e furnizimit me qumësht për qindra qytetarë, të cilët janë edhe klientë të rregullt tek fshatarët.

Ministria e Bujqësisë ka pranuar se aksioni i qumështit do të jetë edhe më i vështirë se ai i thertoreve, por zotohet se do t?i shkojë deri në fund. Formalizimi dhe kontrolli mbi zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit të produkteve blegtorale, sipas ministrisë së bujqësisë synon të përmirësojë standardet me qëllim plotësimin e kushteve edhe për eksport.

Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form