Report TV - U kap me 800 mijë € e 2 patenta të Tahirit, burg biznesmenit

Report TV 2018-05-08

Views 1

Gjykata e Elbasanit ka dhënë arrest me burg për biznesmenin 25-vjeçar, Orest Lefter Sota i cili nuk iu bind urdhrit të policisë, ndërsa në automjet iu gjetën 800 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese.

Masa e arrestit është dhënë mëngjesin e kësaj të shtune ku gjykata ka vlerësuar të ligjshëm urdhrin e ndalimit të Prokurorisë. Mbi biznesmenin rwndojnw tre akuza, drejtim pa leje tw automjetit, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe fshehja e të ardhurave.

Biznesmeni Orest Sota ka deklaruar përpara policisë se shumën e 800 mijë eurove do e përdorte për qëllime biznesmeni pasi ai merret me tregtimin e hekurit, por nuk ka pasur asnjë dokument tatimor.

Share This Video


Download

  
Report form