Ora News - Devoll, 50 nxënës mësojnë një godinë të amortizuar

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 50 nxënës të fshatit Vërlen në Devoll marrin mësime në një godinë të amortizuar brenda e jashtë! Me klasa pa xhama e dyer të shkatërruara, ata thonë se dimri është periudha më e vështirë! Por Bashkia e Devollit dorëzohet për pamundësi financiare përballë kërkesës për tu dhënë një ambient dinjitoz për procesin mësimor
Nxënës: Kushtet e shkollës janë të tmerrshme. Dritaret nuk janë në funksion. Banjat janë të shkatërruara. Vetëm kopshti përdor banjën poshtë. Ne duam që kjo shkollë të rregullohet.
Ky është përshkrimi më i mirë për shkollën 9 vjecare ?Sali Zaimi? të fshatit Vërlen të Devollit nga një prej 50 nxënësve që mësojnë aty
Pamjet nuk kanë nevojë për më shumë komente
Kushtet e vështira ku ndjekin procesin mësimor nuk i kanë dekurajuar këta fëmijë të jenë nxënës të shkëlqyer, por i kanë bërë më të ndërgjegjshëm që të kërkojnë më zë të plotë e të lartë: Ndërhyrje!
Kryebashkiaku i Devollit, Bledjon Nallbati pranon situatën e vështirë, por thekson pamundësinë e njësisë vendore për një ndërhyrje që do të sillte një ndryshim të prekshëm

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/devoll-50-nxenes-mesojne-nje-godine-te-amortizuar/

Share This Video


Download

  
Report form