Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një defekt në serverin e policisë qendror të policisë greke ka ndërprerë punën në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës për orë të tëra, ndërsa lëvizja është zhbllokuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme(4 dhjetor).
Pika e kalimit Kakavijë në Gjirokastër bllokoi punën mbrëmjen e së premtes, ndërsa ajo e Kapshticës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Në këtë situatë, në të dy pikat kufitare u lejuan të hyjnë në territorin grek vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, bën me dije policia Kufitare
Si pasojë, pranë pikës kufitare në Kakavijë qindra udhëtarë u detyruan ta kalojnë natën në radhë dhe në pritje
Ndërkohë radha të gjata u krijuan edhe në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë
Por qytetarët e bllokuar në Kapshticë, të revoltuar nga pritja e konsiderojnë këtë situatë "hakmarrje" për çështjen e Himarës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kakavije-radhe-te-gjata-ne-dogane/