Report TV - Iu kap nipi me 835 mijë euro shefi i RENEA: S'mbaj përgjegjësi

Report TV 2018-05-08

Views 2

Orest Sota pranon se e njeh Saimir Tahirin, por siguron se 835 mijë eurot e sekuestruara në makinën e tij i nuk i përkasin ish-ministrit te brendshëm. Ndërsa për tre patentat e familjes Tahiri, që iu gjetën në makinë, Sota deklaron se mund te jenë harruar nga shoferi i Tahirit, të cilin e ka mik.

Por ekzistojnë dhe lidhje të tjera jo të drejtpërdrejta mes Orest Sotas dhe Saimir Tahirit. Kompania e Orest Sotës "Eco Construction & Partners" ka qenë nënkontraktore për punimet e kryera ne rikonstruksionin e Komisariatit numër 6 në Tiranë. Kontrata me vlerë 230 milionë lekë të reja u fitua nga kompania ?Fusha?, por më pas shoqëria e Orest Sotës u bë nënkontraktore për ekzekutimin e projektit.

Ndërkohë xhaxhai i biznesmenit të ri është një zyrtar i lartë i policisë, dhe në vitin 2015 u emërua komandant i repartit RENEA.
I kontaktuar nga "Shqiptarja.com", komandanti i RENEA, Vasillaq Sota tha se pas arrestimit të nipit, kjo çështje po kthehet në sulme të funksionit të tij.

Share This Video


Download

  
Report form