Jo vetem mode/ Ema Andrea flet per shfaqjen “Nena dhe femija” (04.11.17)

RTV KLAN 2018-05-08

Views 1

Shfaqja ?Nëna dhe fëmija?, nën interpretimin e aktores Ema Andrea, në rolin e nënës dhe Matia Llupas në atë të birit ka tërhequr vëmendje të madhe në kryeqytet.
Rrjetet sociale po ashtu kanë komentuar gjatë këtë dramë të fortë psikologjike që mbërrin deri te kompleksi i Edipit dhe përmban edhe skena të forta.
?Nuk është përfolur shumë, di që është shkruar me profesionalizëm zhveshja në shfaqë. Është folur shumë nga ana profesionale. Megjithatë nuk më është dukur e tepërt, por përmbajtjet kanë qenë positive përgjithësisht. Nuk do të doja që ta ngjisja në skenë këtë shfaqje, publiku afër të jep shumë emocion. Teatri për mua është shtëpia ime. Matia është djalë fantastik, nuk mund të ekzistoja në këtë rol pa të?, tha Aktorja Andra.

Ndërkohë Matias tha për ?Jo vetëm modë? se fillimisht e ka patur të vështirë këtë rol, por Andrea më ka këshilluar të mos e komplikojë shfaqjen dhe të bëjë qejf.
?Në këtë rol jam ndjerë shumë mirë. Në rol fillimi është pak i vështirë. Ema më ka këshilluar të mos e komplikoj shfaqjen, ?bëj qef më tha?. Pjesa më e vështirë është kur djali thyehet, ai është i ?çmendur?, pasi shpreh shumë emocione bashkë. Nëna ime e ka parë shfaqjen dhe më tha: Bravo zemra ime, por unë qava me Emën ?, tha Llupas.

Share This Video


Download

  
Report form