Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përgjatë Bulevardit ?Zogu i parë?, do të ketë një korsi të dedikuar për biçikleta.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për projektin që është miqësor me të gjithë ata që përdorin biçikletat në të përditshme duke ndërtuar korsi të dedikuara.
Gjatë inspektimit të nisjeve të punimeve Veliaj tha se pas këtij segmenti, do të vijoj punën me Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, për të ndërtuar një aks qendror të korsive për biçikleta që nis në Kodrat e Liqenit dhe përfundon në Bulevardin e Ri.
?Do të vazhdojmë edhe në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? për t?u siguruar që i gjithë segmenti kryesor, duke filluar nga Parku i Liqenit, ku edhe aty po bëhen korsitë e biçikletave, deri në fund të Bulevardit të Ri, të konturohet me korsi të dedikuara. Pastaj, shtigjet e biçikletave në zonat e tjera të qytetit do t?i markojmë me sinjalistikë vertikale mbrojtëse, që edhe për ata shoferë të papërgjegjshëm që hynë në korsitë e biçikletave apo bezdisin ata që përdorin biçikleta, të kemi një garanci sigurie?
Ambicia e bashkisë është që në fazën e parë, aksi për biçikleta të ketë një gjatësi prej 10 km.
Korsi të dedikuar për biçikleta ka në Rr. ?Dritan Hoxha?, në Unazën e Vogël, Rr. e ?Dibrës? dhe zonën e urbane të Unazës së Madhe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-korsise-se-dedikuar-per-bicikleta-te-zogu-i/