Qeveria amerikane i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 12 automjete të blinduara. Këto automjete do të jenë në shërbim të Forcave Tokësore të FA-ve. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka falënderuar qeverinë amerikane për mbështetjen, ndërsa ka deklaruar se Forcat e Armatosura shqiptare do të armatosen sipas standardeve të NAT0-s.
Xhaçka theksoi se ushtarakët shqiptarë janë të barabartë me aleatët dhe gjenerues sigurie në zonat me të nxehta. ?Mbështetja e SHBA ka qenë bujare ndaj Shqipërisë. Shpreh bindjen se transformimi nuk do ishte i mundur pa SHBA.
Do të theksoj marrëdhëniet me SHBA në fushën e sigurisë janë histori suksesi. Këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe shpreh mirënjohjen për këtë ndihmë. Asistenca e SHBA për Shqipërinë ka qenë e shtrirë në kohë, unë do të veçoja trajnimin në burime njerëzore.