SHISH kërkon më shumë fonde - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shërbimi Informativ Shtetëror ka kërkuar më shumë fonde për vitin e ardhshëm nga ç?ka parashikuar qeveria në projektbuxhet. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, pas kërkesës së drejtorit të Drejtorisë Ekonomike pranë shërbimit sekret, Ylli Aga.Në raport me vitin 2017, buxheti i SHISH për vitin e ardhshëm rritet me 5.2%.Burimet pranë komisionit, bëjnë me dije se Aga ka thënë se shuma prej 1.5 miliardë lekësh nuk mjafton për zhvillimin e aktivitetit. Ndaj, është e nevojshme një rritje e fondit. Pas kërkesave të zyrtarit të SHISH, deputetët e mazhoracës kanë pranuar rritje të buxhetit për dy zëra, mirëmbajtjen e një pajisjeje specifike përgjimi, si dhe për shërbimet operative. Shtesa është argumentuar me faktin se në këtë mënyrë kontribuohet në sigurinë kombëtare. Pas mbledhjes së Komisionit, nënkryetari democrat Flamur Noka ripërsëriti qendrimin politik të opozitës kundër qeverisë.Komisioni i Sigurisë ka diskutuar vetëm në parim projektbuxhetin për SHISH. Po ashtu, do të diskutohen edhe fondet që do t?i kalojnë instituconeve të tjera ligjzbatuese në vend.

Share This Video


Download

  
Report form