Report TV - Noka: Protesta për të rrëzuar qeverinë,Gjushi ushtar i vogël

Report TV 2018-05-08

Views 0

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka folur me tone të ashpra kundër qeverisë, teksa tha se do të rrëzohet brenda pak ditëve. Jashtë Komisionit të Sigurisë, Noka deklaroi se kjo qeveri ka patentë vetëm për të drejtuar trafikun e drogës. Më tej, ai paralajmëroi protesta dhe revolucion popullor nga opozita për të rrëzuar perandorinë
"Teksa shohim këtë mazhorancë e cila përpiqet t?iu paraqesë një pr.buxhet shqiptarëve është e dhimbshme sepse sot jo mazhoranca e qeveria po paraqet buxhet, por po paraqet buxhet qeveria e bandave, e krimit dhe drogës. Sot kjo qeveri ka rënë moralisht, ajo mund të rrijë në këmbë edhe pak ditë. Kjo qeveria ka patentë për të drejtuar trafikun e drotgës, nuk mund të bëjë më buxhet kjo qeveri", tha Noka.

Deputeti demokrat u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmin e anulimit të vizës amerikane kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, duke e cilësuar këtë të fundit thjesht një ushtar të vogël të perandorisë së krimit.

"Gjushi nuk është as më shumë e as më pak, është një ushtar i vogël i kësaj perandorie. Kjo perandori do rrëzohet me protesta dhe revolucion popullor, sepse bleu votat", theksoi Noka.

Share This Video


Download

  
Report form