Një aksident ka ndodhur pak minuta më para në qytetin e Sarandës.
Një i moshuar që ishte duke udhëtuar me biçikletë është gjetur i vdekur në rrugë.
Sipas dëshmitarëve viktima, ka qëndruar për rreth 30 minuta i shtrirë në rrugë, në rrugën e quajtur "Te rrapi". Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe ambulanca, por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtoj.
Policia është duke punuar për ta zbardhur të plotë ngjarjen. Nuk dihet nese personi ësthë rrëzuar me biçikletë apo është aksidnetuar nga ndonjë makinë. ( b.h/Shqiptarja.com )