Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Milva Ekonomi është nënë e dy vajzave, 30 vjeç dhe 28 vjeç. E ftuar në emisionin ?Ditë e Re? ish-ministrja e turizimit ka treguar se ka zgjedhur të jetë shoqe me vajzat pasi bashkëshorti i saj u nda nga jeta kur ishin ato ishin të vogla.
?Ne kemi qenë të treja sepse bashkëshorti im u nda nga jeta kur ato ishim shumë të vogla, njëra ishte 7 vjeç dhe tjetra 5. Kështu vendosëm të bëheshim bashkë, ishim të detyruara të bëheshim bashkë. Unë isha personi që punoja, kështu që vajzat duhet të zgjdhnin që të ndiqnin mamin që punonte, u detyruan sepse ato nuk mund ta bënin këtë zgjedhje.?
Ndërsa punonte në zyrë vajzat bënin detyrat tek tavolina e saj e punës.
?Më kujtohet kur ishin të vogla, tek tavolina ime e punës në INSTAT bënin detyrat e shtëpisë. Zgjodhëm modelin të punonim dhe punonim bashkë.?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/milva-ekonomi-sa-e-veshtire-ishte-te-rrisja-vajzat-pas-humbjes-se-bashkeshortit