Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një takim me biznesmenë, kryeministri Edi Rama tha se abuzuesit me funrnizimin me ujë kanë 890 ditë kohë për t'u formalizuar, përndryshe do të penalizohen. Rama vlerësoi projektin 1 miliardë euro i cili sipas tij do të krijojë vende të reja pune dhe do të zhvillojë ekonominë. Rama prezantoi 10 segmentet rrugore që do të ndërtohen nga buxheti i ri, ndërsa theksoi se një vëmendje e veçantë do t'i jepet zhvillimit të turizmit nëpërmjet ndërtimit të hoteleve më 5 yje.
Rama tha se humbjet në këtë sektor janë të mëdha si pasojë e keqmenaxhimit, ndërsa përsëriti se të gjithë ata që kanë vënë lidhje të paligjshme nga ku marrin ujin, kanë 90 ditë kohë të formalizohen, përndryshe do të penalizohen.
Rama: Që të kemi ujë në të gjithë territorin dhe që tu japim mundësinë të gjithëve që të kenë ujë duhet që sëpari që këto investime ti bëjmë si duhet dhe ti mbrojmë si duhet, duke bërë që të gjithë të paguajnë. Kjo reformë fillon me 90 ditë apel.Kush është i lidhur në mënyrë të paligjshme dhe vazhdon merr ujë pa paguar në kurriz të atyre që paguajnë, të shkojë dhe të legalizojë lidhjen e vet. Do ti kërkojnë vetëm të fillojë të paguajë. Një zonë e tërë rezidenciale furnizohet me pus me korent dhe ky ujë nuk vlen, merreni se e keni qyl, kjo nuk ekziston.
Rama vlerësoi projektin 1 miliard euro, teksa prezantoi disa nga investimet që do të kryhen në infrasturkturë dhe rrugë të reja, të cilat do të ndikojnë sipas tij në krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe investimet në turizëm ku do të lehtësohet barra fisale për ndertimin e hoteleve të rangut të parë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-me-biznesin-90-dite-kohe-abuzuesve-te-ujit-tu-formalizuar