Report TV - Rënia e temperaturave, fluks pacientësh në spitalin e Lezhës

Report TV 2018-05-08

Views 0

Luhatjet e temperaturave gjatë kësaj periudhe kanë shtuar numrin e fëmijeve të prekur nga virozat gripale në Lezhë.
Rreth 30 është numri i fëmijëve që i drejtohen çdo ditë urgjences pediatrike të spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa numri i të shtruarve në spital është 23.

Ky fakt bëhet i ditur nga shefi i repartit të pediastrisë në spitalin e Lezhës Mark Marku.

?Gjatë këtij muaji kemi një rritje të sëmundshmërisë mesatre, që do të thotë po ta krahasojmë muajin nëntor me muajin tetor kemi një rritje me 50 përqind më shumë raste, shtim të sëmundshmërisë, kryesisht janë vënë re rastet që viijnë më temperaturë të lartë dhe me infeksion të rrugëve respiratore me kollë, zënie gjoksi, bllokim dhe ftohje. Duhet gjithmonë në këtë situatë duke patur parasysh dhe temperaturën e lartë ku kemi patur raste të fëmijëve nga mosha 1-4 vjeç duhet të bëjmë kujdes-thotë shefi i pediatrisë në spitalin e Lezhës Mark Marku.

Share This Video


Download

  
Report form