Report TV - 863 mijë eurot e Sotës,Prokuroria shmang kasafortat,i çon në bankë

Report TV 2018-05-08

Views 0

Report TV ka mundur të sigurojë detaje të reja nga hetimet intensive të prokurorisë së krimeve të rënda e cila tashmë është duke hetuar origjinën e 863 mijë eurove kapur Oresti Sotës.
Prokurorët bazuar në një udhëzim të Prokurorit të Përgjithshëm, kanë vendosur të mbyllin në një llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë, shumën prej 863.100 euro të sekuestruar në makinën "Land Rover". Së bashku me këtë shumë financiare në bankë janë mbyllur dhe 700 euro që 25-vjeçarit Oresti Sota,i janë sekuestruar në xhep. Mbyllja e eurove në bankë, është kryer për të zhmangur çdo version tjetër ruajtje në kasafortë apo dhomën e provave. Sipas burimeve të prokurorisë, sasia e eurove nuk ka qënë e shoqëruar me dokumenjta.

Një tjetër detaj që është pikasur nga prokurorët lidhet me faktin se eurot në çanta nuk kanë patur asnjë shirit me logon e bankës apo vulën e bankës nga mund te jenë tërhequr. Ndërkohë ka rezultuar se makina me të cilën lëvizte biznesmeni Sota mëngjesin e 2 nëntorit 2017 drejt Elbasanit, është e rregjistruar në emër të një prej kompanive që ai administron.

Share This Video


Download

  
Report form