36 mije mesues pa kontrate kolektive pune

RTV KLAN 2018-05-08

Views 1

Tridhjetë e gjashtë mijë (36.000) mësues të arsimit parauniversitar në vend janë pa kontratë pune, ndonëse vazhdojnë të japin mësim.

Përfaqësues të sindikatave thonë se pavarësisht kërkesave të tyre në Ministrinë e Arsimit ende nuk kanë mundur të nënshkruajne kontratën kolektive ashtu siç e kërkon ligji, ndonëse kontrata e vjetër u ka përfunduar në 31 maj të këtij viti.

?Kemi kërkuar nga Ministria, kemi bërë shkresë zyrtare por nuk kemi marrë përgjigje. Mësuesit janë të pasigurt në vendin e tyre të punës?.

Për sindikatat, kjo është një nga shkeljet që i bëhet ligjit të arsimit, duke nëpërkëmbur dinjitetin e mësuesve.

?Mësuesit janë të pasigurt dhe luhet me dinjitetin e tyre ashtu siç ndodhi një javë më parë që mësuesit u përdorën për drejtorët në kundërshtim me ligjin, pasi ai e përcakton qartë se si emërohet dhe shkarkohet një drejtor?.

Pas interesimit nga Tv Klan, Ministria e Arsimit thotë se kjo çështje është në proces gjyqësor dhe ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë. Por sindikata e pavarur e arsimit e hedh poshtë këtë pretendim pasi çështja në gjykatë nuk ka lidhje me kontaratat e reja për arsimtarët.

Share This Video


Download

  
Report form