Report TV - Përplasja me qeverinë,dorëhiqet kreu i Akademisë së Shkencave

Report TV 2018-05-08

Views 0

Pas përplases dy mujore me Qeverinë, ka dhënë dorëheqjen kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, i zgjedhur në këtë detyrë në katër shtator të këtij viti.

Lajmi konfirmohet nga vetë akademiku për Shqiptarja.com, i cili tha se ia ka dorëzuar Presidentit Meta largimin nga posti. Ai u shpreh se edhe pse largohet nga kreu i Akademisë, do kontribuojë për reformën në Akademinë e Shkencave. "Do kontribuoj përkrah kolegëve për reformimin e Akademisë së Shkencave", u shpreh për Shqiptarja.com, Gudar Beqiraj.

Akademia e Shkencave dhe Qeveria u përplasën pas zgjedhjeve për kryesinë e ASH në 4 shtator. Gudar Beqiraj dhe Myzafer Korkuti këmbyen vendet me njëri-tjetrin në Akademi, por këto zgjedhje nuk u njohën nga Qeveria. Kryeministri Edi Rama u shpreh menjëherë pas procesit se Akademia zgjodhi farsën në vend të reformës. Ai paralajmëroi ndërprerjen e financimit dhe prej dy muajsh Akademia e Shkencave nuk ka marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form